E pas fitores që Zonja e Vjetër e arriti para adhuruesve të vet, Allegri ka treguar arsyet se pse e përjashtoi Pogban.
Ka qenë një dënim për francezin i cili kishte shkuar me vonesë në takimin që ishte paraparë, transmeton telegrafi
“Përjashtimi i Pogbasë ishte thjeshtë për faktin se ai erdhi me vonesë të mërkurën mbrëma, jashtë çdo respekti për pjesën tjetër të grupit dhe mendoj se bëra gjënë e duhur. Duke nisur nga e premtja do ta kemi të gatshëm në stërvitje”, deklaroi Allegri.
“Këtu ka rregulla dhe disiplinë dhe mendoj se i kemi dhënë një mësim. Ishte një vendim i natyrshëm dhe spontan nga ana e trajnerit dhe klubit. Gjoba më pas do të vijë automatikisht”, u shpreh trajneri italian.
Pogba e ka pranuar vendimin e trajnerit dhe të enjten mbrëma ishte në Allianz Stadium për ta përkrahur Zonjën e Vjetër nga tribunat