Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu bën të ditur se nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit, por vetëm zgjerim të rrugës.
Kështu deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
“Tash jemi duke punuar intensivisht, mungesat, problemet e vitit 2022, janë duke u rikuperuar, dhe besoj që kjo është situata. Nuk mund të bëjmë më tepër për pjesën e Dukagjinit, përpos që kemi filluar projektin e zgjerimit të rrugës nga Istogu, përpos që mund ta bëjmë rrugën e Pejës, që të punojmë për pjesën e Gjakovës…nuk do të ketë autostradë, do të ketë zgjerim të rrugës”, theksoi Aliu.
Ndërtimi i autostradës së Dukagjinit ka qenë projekt i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.