Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Pejë ka zgjedhur Ali Berishën kryetar të saj për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të AAK-së në Pejë.
“Sot, në prezencën e 327 delegatëve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota absolute Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!”, thuhet në njoftimin e AAK-së në Pejë. /Gazeta Papirus/