Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Pejë ka zgjedhur Ali Berishën kryetar të saj për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të AAK-së në Pejë.
“Sot, në prezencën e 327 delegatëve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota absolute Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!”, thuhet në njoftimin e AAK-së në Pejë.
Njoftimi i plotë:
Sot, në prezencën e 327 delegatëve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota absolute Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!
Gjithashtu u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm i degës!
Këtë kuvend madhështor me prezencën e tij e nderoj lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj!
Falënderim për të gjithë ata që u angazhuan në këtë proces të brendshëm zgjedhor!
Urime Kryetarit të Degës Dr.Ali Berisha!
Dalshim faqebardhë!
Është koha për rikthim.