Hykmete Bajrami nga lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar nga qeveria që ta largojë takes, ndaj produkteve të SHBA-së.
Bajrami në një prononcim për Periskopin ka thënë se nuk duhet të harrojmë asnjëherë se aleanca jonë me SHBA-të është me rëndësi të veçantë, prandaj edhe marrëdhëniet tona ekonomike duhet të trajtohen me kujdes, transmeton Gazeta Papirus.
“Tregtia e lirë sjell shumë përfitime për ekonominë dhe konsumatorët, duke përfshirë konkurrencën më të madhe, çmime më të ulëta, më shumë zgjedhje, inovacion dhe përmirësim të mirëqenies në përgjithësi. Mbi të gjitha ne nuk duhet të harrojmë asnjëherë se aleanca jonë me SHBA-të është me rëndësi të veçantë. Për këtë arsye, edhe marrëdhëniet tona ekonomike duhet të trajtohen me kujdes”, ka thënë Bajrami.
Bajrami tha se Qeveria do të ishte në pozitë më të favorshme për të negociuar një marrëveshje të tregtisë së lirë.