Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka gënjyer publikisht, duke thënë se opozita ia mundësoi Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Pse po gënjen ministrja? Haxhiu po gënjen sepse ishte vendimi i PZAP-së, që urdhëroi KQZ-në ta certifikoj Listën Serbe. Pra, PZAP, organ i pavarur dhe jo opozita.
Pse Qeveria, ia mundësoi Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhje? Sepse, në vendimin e PZAP-së, thuhej se ky subjekt nuk bjen ndësh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Qysh do të binde ndesh? Lista Serbe do të binte ndesh me këtë ligj e nuk do të çertifikohej, nëse Ministria e Punëve të Brendshme ose Qeveria do t’i përdorte mekanizmat e saj, siç është, shpallja organizatë terroriste. Pastaj, nëse ky dokumentacion i kërkuar nga PZAP, nga ministritë e linjës do të dorëzohej aty, Lista Serbe s’do të mund të ishte pjesëmarrëse.
Lexojeni të plotë gënjeshtrën e Haxhiut:
E plotë: Kur nuk mësohet nga gabimet atëherë krejt çka mbetet është të çuditurit nga manifestimi i vet veprimeve të gabuara në kohë. Kështu në dialog e krijuan në subjekt të Serbisë në Kosovë si Lista serbe, pastaj u varën pafundësisht nga ky subjekt i Beogradit që e ngrente për hunde bash secilën qeverisje, përveç qeverisë Kurti. Lista Serbe ishte dhe mbetet bombë e kurdisur në vendin tonë. Dhe, kjo opozitë sërish pati mundësinë që sadopak të përmirësonte gabimin. Kishin mundësinë dhe ishte jetike të mos certifikohej për zgjedhje Lista Serbe për aq kohë sa nënkryetarin e kishte organizator dhe prijës së sulmit në Banjskë dhe nuk ishte distancur kurrë nga ajo ngjarje. Por, e ngritën dorën dhe e certifikuan. Kështu nga gabimi në gabim, pa e kuptuar rëndësinë jetike të veprimit të drejtë, kombëtar e historik