Albulena Haxhiu sërish ka dështuar të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës, ndërsa kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari e ndërpreu atë pas votimit.
57 deputetë votuan për, 46 ishin kundër, ndërsa tre abstenuan.
“Në bazë të rezultateve të votimit, nuk kalon kandidatja për kryetare dhe seanca ndërpritet”, tha kryesuesi Dehari.
Ai tha se seanca konstituive do të vazhdojë të premten në orën 11:00./Gazeta Papirus/