Në kuadër të fushatës “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore” ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pati një bashkëbisedim me gratë veterane të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ministrja Haxhiu gjatë këtij takimi të rëndësishëm, theksoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë ndaj promovimit të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në shoqëri.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, u ndanë përvoja dhe kujtime të rëndësishme nga periudha e luftës, duke vënë në pah rolin historik të grave në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës