Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si duket sot ka pasur një ditë me plot humor dhe të mirë, pasi që në dy raste ka lëshuar fore, që edhe vet ka qeshur, shkruan Gazeta Metro.
Derisa qeveritarët e kaluar i kritikonte për xhipa me xhama të zi, ai sot ka zbritur nga një i tillë dhe e ka lavdëruar se i ka frenat e mirë.
Gazetarët po e prisnin atë para objektit të Qeverisë, derisa ai zbret nga xhipi me xhama të zi u drejtohet atyre: “Mirë i punojnë frenat, a e pat”.
Kurti si duket ka kohë për t’u tallur me gazetarë të cilët shpesh me orë e presin për të dalë në konferencë.
Ai sot ka lëshuar edhe një batutë në takim me basketbollistin Alban Veseli, kur kërkonte që t’i bëhej një foto normale dhe jo zyrtare ‘si me Lajcakun’.