Nga Erblina Tahiraj
E pashë dhe e dëgjova kryeministrin e Kosovës. Demantoi se vaji kushton 3 euro e 50 centë. Kushton 3 euro e 49 centë, tha ai.Në këtë situatë në të cilën ndodhemi, Albini i vjetër do ta përdorte shprehjen e tij: ”Sa herë të pasurit janë bërë më të pasur, të varfrit janë bërë edhe më të varfër”.
Sot ia rikujtoj fjalët e tij me të cilat u drejtohej qeverisjeve të kaluara, për t’u treguar se në këtë gjendje me të cilën po përballemi, të pasurit do të shkojnë drejt pasurisë shumë shpejt, ndërsa të varfrit do të mbesin edhe pa ushqimet dhe gjërat esenciale për jetesë.E gjithë kjo si pasojë e paaftësisë suaj për ta menaxhuar krizën dhe mosinteresimit tuaj për kategoritë që jetojnë në kushte minimale.
Ngritja e çmimeve, papunësia dhe sfidat e njëpasnjëshme kanë marrë hov dhe po e dëshpërojnë secilin qytetar, ndërkaq çështja e ngritjes së pagave apo ndërmarrja e masave ekonomike karshi nevojave emergjente në rrethanat e krijuara as që diskutohet.Kështu është kur vaji nuk kushton 3 euro e 50 centë, por një më pak, 3 euro e 49 centë!Neglizhencë, injorim, zhgënjim.