Analisti Shenoll Muharremi ka shprehur mendimin e tij për liderin e ardhshëm të VV-së.
Ai ka paralajmëruar se pas Albin Kurtit, drejtimin e lëvizjes do ta marrë Glauk Konjufca.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se Konnjufca i plotëson të gjitha kushtet për të qenë pasardhës i Kurtit.
“Ashtu duket. Një person i matur, tashmë edhe me eksperiencë në politikë dhe institucione. Ka ndejtur i qetë në shumicën e rasteve kur nuk i kanë pëlqyer vendimet e kryetarit. E ka përkrahur gjithmonë në publik dhe ashtu duhet të jetë. Kurti spo shkon askund ende, por ai tashmë ka japur maksimumin e tij. Shkëlqimi i tij maksimal ka qenë parase me ardh në pushtet. Kurorëzimi ka qenë fitorja spektakulare me mbi 50%. Aty ishte kulmi.. prej aty teposhte”, ka shkruar.
Ai ka bërë me dije se Kurti është dërmuar nga qeverisja.
“Vështirë është me qeverisë një vend me shumë nevoja e pak mundësi, resurse e kapacitete. Me qeverisë vet, është devastuese. Mesiguri Kurti është totalisht i dërmuar. I sulmuar nga të gjitha anët brenda dhe jashtë. Pa kapacitete brenda. Menaxhim i krizave dhe skandaleve kryesisht. Nuk është që nuk i pëlqejnë krizat, por ato pas një kohe të dërmojnë. Rrjedhimisht, kur përfundon mandatin e kryeministrit… puna më e mirë për të është të pushoj”, ka vlerësuar ai.
Sipas tij, pas zgjedhjeve të ardhshme, roli i Kurtit nuk ka me qenë më primar.
“Pas një semi-pushimi dhe largimi nga “zjarri” i luftave të pushtetit, ndoshta temat se kush duhet ta pasoj do fillojnë. Askush nuk ri në krye përgjithmonë, se jemi demokraci. Për momentin nuk shifet dikush tjetër pos Kryetarit të Kuvendit që mund dhe do ta pasoj. Gjasat janë të mira Konjufca të jetë kreu i ardhshëm i VV-së. E Albin Kurti do mbetet “lideri shpirtëror” i lëvizjes. Puna e madhe e Konjufcës do të jetë kombinimi i eksperiencave (a) të rrugës e protestave dhe (b) institucioneve që të krijoj (c) një identitet afatgjatë për partinë në kontekstin e ri pooitik të Kosovës. Sidomos ai do ketë punë të ngrisë kapacitetet e partisë për politik-bërje zhvillimore dhe funksionim të institucioneve. VV do të ketë një rënie fillimisht, pastaj konsolidim dhe rritje potenciale, mvarsisht nga ambicja, veprimet dhe puna e Konjufcës”, ka shkruar Muharremi.