“Duje” pritet të elektrizojë edhe një herë sonte skenën e madhe të “Eurovision 2023” në natën finale. Mbështetja duhet të jenë maksimale për këngën përfaqësuese të Shqipërisë.
Këtë thirrje ka bërë edhe këngëtarja Albina Kelmendi, e cila nëpërmjet një mesazhi ekskluziv për Radio Televizionin Shqiptar, ka kërkuar mbështetjen e të gjithë shqiptarëve duke e votuar me nr.10 në finalen e madhe.
“Përshëndetjet më të përzemërta edhe një herë për Radio Televizionin Shqiptar drejtpërdrejtë nga Liverpool. Sonte na pret finalja e madhe dhe ne kemi nevojë më shumë se kurrë edhe njëherë për mbështetjen tuaj që na keni dhënë deri sot. Votoni nr 10, numrin e shqiponjës, ta votojmë dhe ta sjellim Eurovisionin në Shqipëri. Jua duam shumë”, shprehet Albina për RTSH.
Albina dhe Familja Kelmendi do të performojnë të 10-tët në radhë dhe pritshmëritë janë shumë të larta.
Vokali, skenografia dhe performanca elektrizuese e Shqipërisë tërhoqën vëmendjen e publikut anembanë dhe këngëtarët duhen mbështetur nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Duje Shqipërinë! Duje Albinën! Votoni numrin 10!
Festivali do të fillojë në orën 21:00, ndërsa mund ta ndiqni në transmetimin e drejtpërdrejtë në RTSH 1, RTSH Muzikë, dhe Radio Tirana 1.