“Asnjë cent ma shumë”, “S’paguaj edhe për veriun”, “Albin rrenci”,”Albin mashtruesi”, dëgjoheshin këta zëra në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, shkruan IndeksOnline.
Protestuesë të shumtë dolën sot në protestë për të kundështuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Protestuesit e cilësuan kryeministrin Albin Kurti gënjeshtar dhe mashtrues për shkak të ndryshimit të deklaratave të tij.
Kurti gjatë fushatës elektorale pati premtuar se do ta ulë çmimin e energjisë elektrike.
Por përkundrazi, çmimi i energjisë pritet të rritet këto ditë./IndeksOnline/