Në hapësirat e “Pallatit të Rinisë” është mbajtur sot akademia përkujtimore në 25-vjetorin e epopesë së UÇK-së.
Në një fjalë rasti, kryeministri Albin Kurti ka thënë Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari kanë rënë për lirinë e Kosovës.
Madje, ai ka treguar edhe se si të tre ata në raste të ndara kishin thënë se nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë vendin e tyre dhe se do të luftojnë që ta mbrojnë atë.
“Me fjalët e tij [Ademit] dhe të Hamzës ‘s’kemi ku të shkojmë, këtu do ta bëjmë vdekjen, ku të parët tanë ku jetuan me shekuj – kurrë nuk do ta lëshojmë këtë vend, do të përpiqemi me aq sa kishim mundësi”.
“Shaban Jashari njësojë si djemtë e tij kishte thënë ‘këtu kemi le, këtu kemi me vdekur, nuk kemi se ku të shkojmë, do të luftojmë sa të mundemi – kur të vijë vdekja, vdesim dhe udha e mbarë na qoftë”.