Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në panelin e Konferencës së Sigurisë në Mynih: ‘Të humbur në tranzicion: Sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale’.
Kurti aty ka folur për krimet që Serbia ka bërë gjatë luftës në Kosovë, ndërsa i ka kërkuar që të hapë arkivat shtetërore, sepse siç ka thënë ai, krimet e kryera në Kosovë ishin krime shtetërore.
Kryeministri ka ftuar Serbinë që të mos e mohoj gjenocidin dhe krimet e luftës që ka bërë në Kosovë