Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë pas përfundimit të seancës se kryeministri Albin Kurti – lider i Lëvizjes Vetëvendosje e ka kërcënuar demokracinë në Kosovë.
“U synua që të kërcënohet demokracia dhe rendi kushtetues. Nëpërmjet arrogancës së numrave u synua të shantazhohen deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Gashi.“Ne jemi këtu për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Nëse ky ligj nuk tërhiqet, kryeministri Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje. Albin Kurti po ka frikë të qeverisë me vendin, edhe pse ka mjaftueshëm deputetë”, ka thënë Gashi