GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Albin Kurti lëshon pe për Veriun, liron Hetimin e ngujuar

01/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Kurti përkujton të rënët në Betejën e Morinës: Ushtarët e UÇK-së u shkaktuan humbje forcave të Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 20 ditë më parë, Kryenegociatori Besnik Bislimi dhe lehtësuesi i dialogut Miroslav Lajçak u dakorduan për shtensionimin e situatës në Veri. Në njërën prej pikave ata u morën vesh për shpalljen e zgjedhjeve në Veri që do të mbahen pas “stinës së verës”. Pas kritikave ndërkombëtare se nuk po bën lëvizje për të hapur rrugën drejt zgjedhjeve, Qeveria Kurti ka vendosur për hartimin e udhëzimit administrativ për t’i larguar kryetarët e komunave. Eugen Cakolli nga KDI ka treguar se çfarë aktesh nënligjore mund të miratohen që të mundësohet peticioni për rrëzimin e kryetarëve në Veri.

Bashkimi Europian e kishte mirëpritur dakordimin në Bratisllavë, por kërkonte edhe më shumë hapa pozitivë në drejtim të deeskalimit. Të kënaqur me dinamikën zbatimit të marrëveshjes nuk ishin as diplomatët e huaj në Prishtinë.

Në një intervistë për Gazetën Express, të publikuar shtunën ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka komentuar opsionin e përkrahur nga krerët e shtetit të Kosovës – peticionin e nënshkruar nga 20 për qind e personave që janë në lista votuese. Ai ka thënë se nuk shohin progres nga Qeveria, derisa ka shtuar se nevojitet miratimi i akteve nënligjore konform nenit 72 të ligjit të qeverisjes lokale për zgjedhjet.

“Nuk shohim ndonjë progres as për zgjedhjet e parakohshme, as për miratimin e akteve nënligjore konform nenit 72 të ligjit të qeverisjes lokale për zgjedhjet. Pa miratimin e nje akti nënligjor, qytetarët e Kosovës nuk mund ta shfrytëzojnë të drejtën që u jep ky ligj”, ka thënë Guerot.

Nuk dihet megjithatë se çfarë është duke ndodhur me largimin e policëve që janë të stacionuar përreth objekteve të komunave në veri. Nga atje janë larguar 25 përqind e policëve, ndërkohë që s’ka pasur njoftime tjera.

Se për çfarë aktesh nënligjore bëhet fjalë, për Express, ka folur Eugen Cakolli nga KDI, i cili thotë se duhet të miratohen 2 ose 3 akte të tilla.

Sipas tij, fillimisht duhet që MAPL të miratojë një udhëzim administrativ mbi procedurat deri te mbledhja e nënshkrimeve, mbi çfarë baze ligjore bëhet, kush janë personat që mund të iniciojnë mbledhjen e tyre, si i parashtrohen ato kryetarit të kuvendit të komunës dhe si të njëjtat i përcillen KQZ-së.

“Ndonëse ligji për vetëqeverisje lokale e ka njohur mundësinë që qytetarët përmes një iniciative, që në praktikë është një lloj mini-referendumi, të largohen kryetarët e komunave, deri më tani korniza sekondare ligjore, përkatësisht rregulloret apo ligjet administrative në këtë drejtim kanë munguar. Konkretisht, unë vlerësoj që duhet të miratohen të paktën 2 deri në 3 akte nënligjore. Fillimisht do duhej që MAPL të miratojë një udhëzim administrativ mbi procedurat deri te mbledhja e nënshkrimeve, mbi çfarë baze ligjore bëhet, kush janë personat që mund të iniciojnë mbledhjen e tyre, si i parashtrohen ato kryetarit të kuvendit të komunës dhe si të njëjtat i përcillen KQZ-së”, ka deklaruar Cakolli.

Ai ka thënë se KQZ duhet të miratojë disa rregullore.

“Në anën tjetër, KQZ-ja duhet të miratojë disa rregullore sa i përket mekanizmave dhe procedurave që duhet të zbatohen sa i përket verifikimit të vlefshmërisë së këtyre nënshkrimeve, konfirmimit se nënshkruesit nëpër lista janë pjesë e listave të votuesve në komunat përkatëse, me qëllim që të arrihet pragu prej 20 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve, që kërkohet si minimum për të iniciuar si procedurë”, është shprehur ai.

Cakolli ka përmendur edhe një rregullore tjetër që duhet të miratohet.

“Në anën tjetër, nevojitet edhe një rregullore tjetër që përcakton procedurat, afatet, modalitetet, operacionet e votimit dhe gjitha aspektet tjera zgjedhore që do të vlenin në këtë procedurën për largimin e kryetarëve. Konkretisht duhet të përcaktohet a do të ketë votim me kusht, a do të ketë votim jashtë vendit, përbërja e këshillave të vendvotimeve, si do të garantohet dalja prej 50 për qind dhe gjitha aspektet tjera që ndërlidhen me procesin”, ka thënë Cakolli.

Sipas tij konsolidimi, draftimi dhe miratimi i këtyre akteve nënligjore nuk mund të marrë më shumë se disa ditë kohë.

“Pas konsolidimit të këtyre akteve nënligjore, për të cilat konsideroj që nëse ka vullnet politik, mund të draftohen dhe miratohen edhe nga KQZ por edhe nga MAPL, brenda pak ditësh. Pra assesi nuk mund të jetë më shumë se çështje disaditore e gjithë procedura për miratimin e tyre, nëse ka një vullnet të tillë pra. Tashmë është e qartë që nevojitet dhe është kërkuar nga faktorët ndërkombëtarë që të procedohet më tutje, dhe besoj institucionet veçse është dashur ta kenë një plan se si duhet të procedojnë tutje”, ka thënë ai për Express.

Sot, ndërkaq, u bë publike se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e çështjeve të pushtetit lokal ka filluar me përgatitjen e procedurave që do të mundësonin largimin e kryetarëve nga komunat veriore.

Kjo ministri tashmë ka caktuar grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri, Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt udhëzimin administrativ deri me 1 shtator 2023.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta 10, thuhet që grupi punues do të mbështetët nga zyra e BE-së, përfaqësues nga ambasadat dhe OSBE-ja.

Tags: albinHetemikurtilulzimveriu
ShareTweetShare
Previous Post

Alarmante! Shfaqet virus i ri

Next Post

EMOCIONUESE! Djali i ish-ushtarit të UÇK-së martohet i veshur me uniformën e babait të tij

Next Post
EMOCIONUESE! Djali i ish-ushtarit të UÇK-së martohet i veshur me uniformën e babait të tij

EMOCIONUESE! Djali i ish-ushtarit të UÇK-së martohet i veshur me uniformën e babait të tij

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.