Pak orë para seancës së konstituimit të Kuvenidt, Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje sot është takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Burime të sigurta të Veriu.info bëjnë të ditur se Kurti e Balje kanë arritur marrëveshje koalicioni për konsitutiumin e Qeverisë së re dhe votimin e kryetarit të Kuvendit.
Veriu.info mëson Albin Kurti është pajtuar që në kuadër të marrëveshjes së koalicionit, partisë së udhëhequr nga Dada Balje t’i takoj një ministri, përderisa kërkesa për formimin e një komune më shumicë të komunitetit boshnjak ka mbetur të trajtohet në fazat e mëvonshme.
Siç mëson Veriu.info, në këto momente po mbahet edhe një takim tjetër mes Duda Balje dhe Albin Kurti, ku pritet të finalizohen detajet e marrëveshjes së koalicionit.