Frika se të rinjtë do përdorin lëndë narkotike e do bëjnë probleme, bëri që kyetari i Gjilanit të marrë një vendim arbitrar vitin e kaluar.
Alban Hyseni në shkurtin e vitit 2024 mori vendim që maturantëve gjilanas të ua ndalojë ekskursionin në Shqipëri.
Këtë vendim asokohe përvec maturantëve po e kundërshtonte edhe vetë Kuvendi Komunal i Hysenit.
Kryetari i këtij Kuvendi, Kushtrim Kadriu për KIKS Kosovën tha se mbajtën seanca të jashtëzakonshme mirëpo asgjë nuk ia ndërroi mendjen Hysenit.
Askush nuk e di se cka, si e tek mirëpo këtë vit Alban Hyseni ndërroi mendje.
Maturantëve të vitit 2025 përvec se po ua lejon ekskursionin, kryetari i Gjilanit atyre po ua paguan edhe të gjitha shpenzimet.
Sipas Kadriut, një vendim i tillë është i palogjikshëm.
Kryetari i kuvendit të komunës që Alban Hyseni drejton, thotë se është kurioz të di se cfarë analizash u ka bërë këtë vit kryetari matutantëve.
Duke qenë se sipas tij maturantët e vitit të kaluar i kishte fyer me arsyetimin se janë të droguar.
Kadriu për KIKS Kosovën thotë se ka gjetur arsyen pse Hyseni ndërroi mendje brenda vitit.
Meqenëse zgjedhjet komunale parashihet të zhvillohen në fund të këtij viti, një lëvizje si kjo Kadriu e quan lëvizje elektorale.
Pagesa e të gjitha shpenzimeve të ekskursionit të maturantëve, sipas Kadriut është një shumë goxha e madhe parash e madje mund të dëmtojë edhe buxhetin komunal.
Kadriu për KIKS Kosovën u shpreh se ka ankesa edhe për organizimin e këtij viti.
Në planet e kryetarit është që maturantët të dërgohen në ekskursion nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Një veprim i tillë sipas Kadriut është i gabuar sepse sipas tij të rinjtë nuk janë kriminelë e të burgosur, që të trajtohen në atë mënyrë.
Ndryshimet drastike në vendime të Hysenit nga viti në vit, Kadriu thotë se përshkruhen më së miri nga një proverbë.
Komuna e Gjilanit secilit maturant e stafit do u paguajë shumën prej 86 eurove, për qëndrimin e tyre prej dy netësh e tre ditësh në një resort në Shqipëri.