Fermerja Alba Pollozhani është larguar nga Ferma VIP 2.
Vendimi është marrë nga vetë ajo në spektaklin e së hënës, por sipas rregullores, duhej të qëndronte edhe 24 orë.
Albano Bogdo, kryeplaku i Ferma VIP lexoi zarfin e mbërritur në Fermë vetëm pak minuta më parë ku shkruhej: Alba Pollozhani largohet menjëherë nga Ferma VIP 2.
Pas kësaj, ai që u largua nga ky format ishte edhe Lim Hoti, me të cilin Alba krijoi një raport të ngushtë brenda, raporton Telegrafi, transmeton Gazeta Papirus.
Alba kërkoi që të linte fermën për shkak te ngjarjeve të fundit që ndodhën me Limin, ku në mes hyri edhe fermerja e re Nenna.
Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të jetë spektakli dhe për surprizat që do ketë.