Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi ka shkruar për një rast shumë kritik. Ai ka treguar se si muaj më parë është kërcënuar e më pas është larguar nga puna, kryetari i Këshillit të BIK-ut në Viti, shkruan Gazeta Papirus.
Elezaj këtë gjë e ndërlidhë edhe me çështje politike, duke thënë se burri që ka kanosur kreun e BIK-ut, është bashkëshorti i zyrtarës së lartë të LDK-së në Viti.
Njoftimi i Elezajt:
Ndërhyrja e zyrtarëve politik në komunen e Vitisë të cilët mbajnë pozita udhëheqëse në këtë komunë, në qështjet e bashksisë Islame përkatësisht këshillit të BIK-ut në Viti është mbështetje e drejtëperdrejt e grupve radikale islame në këtë zonë të nxetë.
Veprime të tilla mund nxisin kanosje apo sulme në drejtim të kryetarit të Këshillit të BIK-ut në Viti. Nxitjet dhe inkurajimet për kanosje apo sulme, e sidomos të grupeve radikale të tilla janë sanksionuar me kondin penal të republikës së Kosovës.
Institucionet e republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe komunën e Viti-së, duhet të jenë në mbështetje të BIK-ut në raste të tilla.
Disa muaj më parë krytari i Këshillit të BIK-ut në Viti ishte kanosur me jetë nga një zyrtar në këtë këshillë i cili më von edhe është larguar nga puna. Ky zyrtare është burri i zyrtarës së lartë të LDK-së në Viti dhe njëherësh edhe bashkpunëtor i nënkryetarit, andaj policia dhe prokuroria duhet të zgjeroj hetimet ngase ekziston dyshimi se ky person është nxitur apo inkurajuar për kanosje pikërisht nga nënkryetari i komunës, i cili poashtu prendon që atë person ta sjellë në krye të BIK-UT në Viti.