Ekperti i sigurisë, Bedi Elezi ka thënë se mungesa e municioneve në Policinë e Kosovës dhe FSK-së, është problem për sigurinë. Elezi thotë se për shkak të sanksioneve nga BE-ja për Kosovën, dyshohet se janë ndërprerë furnizimeet me municione nga furnitorët për Policinë dhe FSK-në, shkruan Gazeta Papirus.
Postimi i Elezit:
Mungesa e municioneve në policinë e Kosovës si dhe FSK, problem serioz për sigurinë.
Për shkak të sanksionëve nga BE për Republikën Kosovës, dyshohet se janë ndërprerë furnizimet me municone nga furnitorët për FSK dhe Policinë e Kosovës, gjithashtu dyshohet se janë pezullaur edhe trajnimet për gjuajtje në këta institucione tejët të rëndësishme për sigurinë e vendit.
Ajo që dihet deri më tani, një kompani në Maqedoni ka sjellur një kontigjent falas me municione për Republikën e Kosovës, poashtu dyshohet se qeveria e Kosovës është duke zhvilluar negociata me ketë kompani në Maqedoni për një kontratë të llojit kontratë e negociuar.
Duhet të ndermerrën veprime serioze për furnizimet me municione për institucionet e sigurisë FSK- në dhe policinë