Kriza energjetike po vazhdon të jetë temë diskutimi në Kosovë. Eksperti i energjisë Trim Tërnava, ka thënë se me gjasë do të vazhdohet me sikur që ka ndodhur deri më tani, me subvencionim nga na e qeverisë.
Tërnava po ashtu ka thënë se në një parashikim nga një institucion, Kosova A mund të pësojë katastrofë.
“Unë mendoj se në Kosovë do të vazhdojë si ka ndodhur deri më tash. Qeveria do ta subvencionojë rrymën. Investimi në KEK prej pas luftës deri më sot kanë qenë subvencionim. Të tregoj dicka. Në 5 vitet e fundit në treg të energjisë i të gjitha gjeneratorëve është 50 euro. Tek ne është 29.5. ne i kemi tri termocentrale. E për Kosovën A njëri prej skenarëve që e kam parë në një institucion shumë kredibil dhe të madh është se mund të shpërthim dhe mund të ketë katastrofë. Ideja është se për krejt këtë krizë nuk mund të fajësohet qeveria”, ka thënë ai në Pressing në T7.