Sot është raportuar se në Kosovë është zvogëluar numri i të punësua në Kosovë me rreth 30 mijë në vitin 2023, e ndaj kësaj ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati, duke e quajt si të pavërtetë një gjë të tillë, por këtë ia hedhë poshtë njohës dhe gazetari i ekonomisë, Lavdim Hamidi, shkruan Gazeta Metro.
Sot Kosovapress, ka shkruar se numri i përgjithshëm i të punësuarve në vitin 2023 ka shënuar rënie drastike në Kosovë.
Shprehur në numra, për 28 mijë e 85 vende është ulur numri i të punësuarve në muajin prill të këtij viti krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2022 kanë qenë të punësuar 388 mijë 531 persona, ndërsa, ky numër në prill të vitit 2023 ka rënë në 360 mijë e 446 qytetarë.
“Në muajin prill, të punësuar me pagë primare janë regjistruar 360 mijë e 446 persona”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së për Statistikat Administrative të Tregut Punës për muajin prill 2023.
E në pyetjet drejtuar Ministrisë së Financave që udhëhiqet nga Hekuran Murati, nuk ka pasur përgjigje për ka ndodhur kjo.
Por pas publikimit të lajmit, Murati ka zgjedhur një mënyrë tjetër që të përgjigjur, duke thënë se kjo të dhëna nuk janë të vërteta duke e quajtur lajmin si ‘fake news’.
“Lajmet e rreme nuk kalojnë!
Autori ka bërë krahasim të vendeve të PËRGJITHSHME të punës në TM1 2022, me të punësuarit që kanë punë PRIMARE në prill 2023.
Përndryshe, informata e saktë sipas raportit të fundit të ATK-së është se, për muajin prill 2023 janë të deklaruar 395,166 të punësuar, apo rreth 7 mijë më shumë sesa TM1 2022 – nëse duam t’i krahasojmë indikatorët ashtu si duhet”, ka shkruar Murati.
Por ka qenë, gazetari i ekonomisë, Lavdim Hamidi, i cili e ka demantuar qeverinë, konkretisht ministrin e Financave Hekuran Murati, për rritje të llogarive aktive në Trustin e Kursimeve Pensionale.
Ai në shpjegimin e tij e sqaron se në Trust për 3 muaj janë rreth 100 mijë llogari aktive ka më pak.
“Lexoni popull, me fakte! Ky raport i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës e demanton ministrin e zero % investimeve kapitale ( Hekuran Muratin). Sipas Trustores për 3 mujorin e parë të këtij viti, llogari aktive në Trust janë 331,226, krahas 428,891 sa kanë qenë në tremujorin e fundit të vitit 2022. Pra, rreth 100 mije aktive më pak për 3 muaj”, ka shkruar Hamidi në Facebook.
Sipas tij, kjo është alarmante se çka po ndodh me ekonominë e Kosovës gjatë mandatit të kësaj qeverie.
“Ai po flet se si numri i llogarive të përgjithshme në trust është rritur për rreth 8000. Sa për informacion në Kosovë mund të jenë rreth 200 mijë biznese të regjistruara, mirëpo as gjysma e tyre nuk është aktive. Dhe këta të fundit duhet shikuar për statistika të sakta, jo për statistika të manipuluara qysh po ndodhë vazhdimisht! Turp!”, ka përfunduar ai./