Sot është ngritur një alarm i rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Rreth orës 16:00, Policia e Kosovës është njoftuar se dyshohet për prezencën e një mjeti shpërthyes në stacionin e autobusëve.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Insajderin se pas evakuimit të personave prezent dhe kontrollit të detajuar, informata ka dalë të jetë e rreme.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes duke ftuar edhe akterët e tjerë relevant dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të menaxhuar me situaten, përfshirë këtu edhe evakuimin e personelit dhe personave të tjerë prezent në perimetrin përreth”
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme”, kanë thënë nga Policia për Insajderin.