Një person ka përfunduar në prangat e policisë greke, pasi ditën e djeshme kishte bërë një telefonatë ku jepte alarmin për bombë në Gjykatë.
Kjo telefonatë e bërë mëngjesin e djeshëm nga një burrë i panjohur ka shqetësuar të gjithë ata që ndodheshin në atë moment në Gjykatë. Menjëherë policia greke bëri të munduar evakuimin e zonës, ndërsa qentë e trajnuar posaçërisht kanë kërkuar në vendngjarje për ndonjë mjet shpërthyes.
Por në fund telefonata rezultoi një mashtrim dhe sipas informacioneve, pak orë më vonë, Policia e Chania ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili akuzohet se ka kërcënuar dhe prishur seancat gjyqësore.
Ndërkohë bëhet e ditur se 51-vjeçari ka deklaruar se po bënte shaka.
Dy javë më parë, incidente të ngjashme ndodhën në Chania, në Muzeun Arkeologjik dhe në një supermarket, shkruan protothema.
Duhet theksuar se shaka të tilla në Heraklion kanë ndodhur edhe në fund të tetorit kur një grua paralajmëroi ekzistencën e një bombe.