Raportohet se në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka pasur një alarm për bombë gjatë pasditës së sotme.
Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës ka konfirmuar rastin për Nacionalen
Si pasojë e paralajmërimeve pasagjerët janë larguar nga objekti.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten.” – ka thënë Ahmeti për Nacionalen.