Sot shënohet 25-vjetori i natës së tmerrit në veri të Mitrovicës, ku dhjetë shqiptarë u patën vrarë nga të ashtuquajturit atë botë, “Rojat e urës”.
Për kryerjen e kësaj masakre, akuzoheshin aktivistë e politikanë serbë, në mesin e tyre edhe tashmë i ndjeri Oliver Ivanoviq, të cilin kryeministri aktual, Albin Kurti e pati ngritur lartë si figurë të shquar, transmeton Klankosova.tv.
Më 16 janar 2023 Kurti në gjuhën serbe bëri një dedikim në pesëvjetorin e vrasjes së Ivanoviqit.
Kurti pati thënë se Ivanoviqi ishte person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij, ku pati shtuar se politikani i ndjerë ishte i sinqertë dhe i mprehtë, raporton klankosova.tv.