Aktorja e njohur Flutura Gashi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Canape”, ku ka folur hapur për shumë aspekte të jetës së saj personale dhe profesionale.
Në një intervistë plot ndjenjë dhe reflektim, ajo ka prekur një nga temat më të ndjeshme për shumë njerëz, krahasimin shoqëror që shpesh fillon që në fëmijëri.
“Jemi rritur duke na krahasuar me të tjerët,” u shpreh Gashi me sinqeritet, duke vënë theksin te ndikimi që kjo qasje ka pasur në zhvillimin e vetëbesimit dhe identitetit personal.
Intervista e Flutura Gashit u mirëprit nga publiku, i cili e vlerësoi për guximin për të folur hapur.