Aktori beson se Rita me këtë gjest tregoi kulturë e emancipim, si dhe ruajti karrierën e saj, pasi sipas tij hudhja e flamurit do t’i shkaktonte pasoja fatal.
“Pavaresisht se a ia ka dhene dikush per ta futur ne gracke apo jo, KA BERE MIRE qe nuk e ka hedhur ne toke ate flamur, sepse do te kishte shkaktuar skandal te madh me pasoja per karrieren e saj, do te ishte treguar nje nacionaliste patetike duke kenaqur jo me shume se 2 dite nje grusht njerezisht (ne relacion me fansat e saj) qe as kenget nuk besoj qe ia degjojne”, shkroi ai.
Mos harroni, Rita sigurisht ka shume fansa te muzikes se saj edhe ne Serbi, sikurse edhe ne gjithe boten. Ne duhet te jemi falenderues ndaj saj per promovimin e Kosoves qe ben, me sukseset e saj, pa kerkuar t’ia ulim madheshtine e saj qe e ka arritur vet, pa ndihmen e Kosoves dhe Shqiperise”, shtoi ndër tjera aktori.
Postimi i plotë:
Rita Ora eshte artiste boterore (me prejardhje shqiptare nga Kosova. Ajo ka ngritur lart Kosoven dhe faktin qe eshte shqiptare shume here) dhe si e tille, mendimi im eshte qe, pavaresisht se a e ka ditur apo jo se cfare flamuri ka ne dore ne ate moment (ka mundur te jete edhe i Rusise sepse jane te ngjashem), pavaresisht se a ia ka dhene dikush per ta futur ne gracke apo jo, KA BERE MIRE qe nuk e ka hedhur ne toke ate flamur, sepse do te kishte shkaktuar skandal te madh me pasoja per karrieren e saj, do te ishte treguar nje nacionaliste patetike duke kenaqur jo me shume se 2 dite nje grusht njerezisht (ne relacion me fansat e saj) qe as kenget nuk besoj qe ia degjojne.
Do t’iu kishte ofruar “mediave” lokale tek ne ndoshta pak me shume apo pak me pak klikime dhe aq.
Me gjestin e saj, ajo nuk ka rene ne gracke (nese ka qene gracke), ka treguar kulture, emancipim dhe ka deshmuar edhe njehere qe eshte artiste por edhe njeri i madh. Shume me e madhe se sa nacionalizmat primitiv ballkanik.
Mos harroni, Rita sigurisht ka shume fansa te muzikes se saj edhe ne Serbi, sikurse edhe ne gjithe boten.
Ne duhet te jemi falenderues ndaj saj per promovimin e Kosoves qe ben, me sukseset e saj, pa kerkuar t’ia ulim madheshtine e saj qe e ka arritur vet, pa ndihmen e Kosoves dhe Shqiperise.
Nuk besoj qe do te kishim ndonje dobi nese do t’ia jepnim cifteline apo defin dhe ta fusim te kendoje vetem ne “Oden” tone, ku ka kohe qe me shpesh degjohet zhurma e pordhes se sa jehona e ndonje fjale te mencur.
/GazetaPapirus/