Së shpejti, Gjykata Speciale pritet të bëjë arrestime të reja.
Burime të Indeksonline pranë Gjykatës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për arrestimin e një tjetër ish-eprori të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I njëjti burim ka pohuar për Indeksonline se Gjykata tashmë ka bërë gati aktakuzën për të dyshuarin në fjalë.
I dyshuari pritet t’i përgjigjet kësaj aktakuze duke u dorëzuar vet në Dhomat e Specializuara në Hagë të Holandës.
Indeksonline ka kontaktuar edhe Gjykatën për të marrë më shumë detaje lidhur me këtë gjë.
Gjykata Speciale nuk e pohoi e as mohoi një gjë të tillë.
“Faleminderit për interesimin por nuk mund të komentojmë për këtë” tha zëdhënësi i Gjykatës, Christopher Bennett.