Por, institucionin kryesor shëndetësor në vend, paradita e së enjtes, e gjeti me një vatër mbeturinash.
Andaj, këta të rinj nga kisha protestane ungjillore u mblodhën në hapësirat e QKUK-së, për ta kryer një mision fisnik
Aksioni i tyre filloi pasi u njoftuan nga rrjetet sociale.
Sipas Altina Elezi, aktiviste “Ne kemi has në disa postime në rrjete sociale dhe kjo na ka bërë të reagojmë menjëherë që të mbledhemi disa të rinj nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe të vijmë të ndihmojmë, të pastrojmë”, tha ajo.
Aktivitetit iu bashkua edhe një amerikane, të cilës, përkundër se i pëlqen Kosova, ajo ka një vërejtje për mbeturinat.
“Përshëndetje, unë jam Jessie, jam amerikane . Kam ardh qe 2 vjet n’Kosovë dhe më pëlqen Kosova. Kemi dashtë me bo ni shërbim për këtë vend. Më pëlqen shumë Kosova , por nuk më pëlqen shumë bërllogu në tokë”, u shpreh ajo.
Nisma filloi në ora 10:00, ndërsa grupit vullnetmirë, iu bashkuan edhe shumë të rinjë nga Suedia e Gjermania./Klankosova.tv.