Aktivistja holandeze, Anke Gerrits, e cila është edhe themeluese e “Care for Kosovo Kids”, një organizatë për të ndihmuar fëmijët kosovarë me kancer, është nderuar nga mbreti i Holandës, King Willem-Alexander.
Gerrits është vlerësuar për punën e saj të palodhur duke mundësuar ndihmën shëndetësore për fëmijët e Kosovës me kancer.
“Një njohje e merituar e ndikimit disa vjeçar”, shkruan organizata që Gerrits drejton.
Edhe ambasadori kosovar në Holandë, Dren Doli, ka uruar Gerrits për nderimin që i është bërë nga mbreti holandez.
Honored to share that our chairwoman, Anke Gerrits, was appointed Knight in the Order of Orange-Nassau for her tireless work making cancer meds accessible to children in Kosovo. A well-deserved recognition for years of impact.@DrenDoli @KSinNL pic.twitter.com/6kK0XM7vVL
— Care for Kosovo Kids (@KosovoKids) April 25, 2025