Bislim Lakna, aktivist në Lëvizjen Bashkë, ka rrëfyer një ngjarje që ka ndodhur sot në Tiranë ku një person me një veturë me targa të huaja, ka goditur një djal të komunitetit rom.
Sipas postimit të tij në Facebook, djaloshi është lënduar, derisa disa njerëz i ndihmuan, shoferi i shkoi rrotull makinës disa herë.
“Më afrohet dhe me një shqetësim serioz më thotë – ma prishi ene maqinën!” – ka shkruar tutje aktivisti duke treguar se shoferi u shqetësua për makinën, e cila sipas pamjeve, nuk është dëmtuar shumë.
Tutje, ai ka shkruar: “Herëpashere postoj këtu në profilin tim përvoja nga përditshmëria e punës në të cilën kam ngecur. Të marra një nga një s’e besoj të thonë shumë. Por në përpjekjen time për t’i kuptuar si pjesë të fenomeneve më të përhapura besoj se janë njëfarë dëshmie shtesë të një shoqërie të mbytur në dekadencë, snobizëm, obskurantizëm e të dehumanizuar krejtësisht nga rendja drejt parasë.”
Postimi i plotë:
Pasditen e sotme isha dëshmitar i aksidentit në foto. Një makinë me targa të huaja përplasi një këmbësor, një djalë të ri të komunitetit rom.
Afrohem për të ndihmuar. Mblidhen disa njerëz përreth djaloshit të lënduar. Nga makina del një burrë rreth të pesëdhjetave që i erdhi rrotull makinës disa herë.
Më afrohet dhe me një shqetësim serioz më thotë – ma prishi ene maqinën!
Meqë nuk jam shumë i mirë me metaforat nuk po e përshkruaj me fjalë atë gjendje shoku që më përshkoi në atë çast. Por, cilido nga ju që është me mend në kokë mundet ta imagjinojë.
Po ta zmadhoni fotografinë mund ta kuptoni nga niveli i dëmtimit të makinës nivelin e aksidentit dhe lëndimit të djaloshit të ri.
Herëpashere postoj këtu në profilin tim përvoja nga përditshmëria e punës në të cilën kam ngecur. Të marra një nga një s’e besoj të thonë shumë. Por në përpjekjen time për t’i kuptuar si pjesë të fenomeneve më të përhapura besoj se janë njëfarë dëshmie shtesë të një shoqërie të mbytur në dekadencë, snobizëm, obskurantizëm e të dehumanizuar krejtësisht nga rendja drejt parasë.
Me të drejtë një nga shokët e Lëvizjes Bashkë së fundmi tha se lufta e brezit tonë nuk është thjeshtë politike, por edhe historike për të emancipuar një shoqëri që dita-ditës po humbet çdo tipar njerëzor, moral e etik.