Shkëlqim Xhafa ka dhënë dorëheqje si aktivist i Vetëvendosjes, pasi sipas tij, nuk e ka menduar asnjëherë që do ta ketë jetesën aq të vështirë në qeverinë Kurti.
Ai tregoi se që 15 vite është aktivist i Vetëvendosjes, ku kishte marrë pjesë në çdo protestë, debate e konfrontime që sot VV-ja të vjen në pushtet, e që thotë se tashmë i ka rënë pishman për aktivitetin e tij gjithë këto vite.
“As ne enderr nuk e kom mendu qe pushteti i Albin Kurtit eshte me i zi se Hashimit, Ramushit e Ises. Sa fanatik i idealit te levizjes kam qene, besom kurr se kom mendu qe me ardhjen e Vetvendosjes ne pushtet”, shkroi Xhafa në Facebook.
Lexoni postimi e plotë:
NGA SOT JEPI DOREHEQJE SI AKTIVISTI I VETVENDOSJES.
Ka 15 vite qe jam aktivist i Vetvendosjes, ky aktivizem perfshin:
– Pjesemarrjen time ne gati te gjitha protestat e Levizjes Vetvendosjes dmth per cdo proteste 1 or e gjyse udhetim nga Peja ne Prishtine,
– Qindera statusa dhe lobim per levizjen
Debate dhe konfrontime me shume njerez per ta mbrojt idealin dhe me arrit me pa diten qe vijn ne pushtet etj
Por tash kur jane ardh ne pushtet sinqerisht po me vjen me vjell e besa mi ra pishmon per keto 15 vite.
As ne enderr nuk e kom mendu qe pushteti i Albin Kurtit eshte me i zi se Hashimit, Ramushit e Ises.
Sa fanatik i idealit te levizjes kam qene, besom kurr se kom mendu qe me ardhjen e Vetvendosjes ne pushtet:
– Kane me m’lon qeveria pa pune, e ska me ma jep asnje cent ndihme
– Se kom imagjinu qe mbes pa rryme, e ka me bo hajgare kryeministri me mu duke me thene “mbulohu me batanije”
– Ka mu shtrajtu rryma per mu si klase punetore, e per biznes jo ndersa serbeve ne veri ju paguhet komplet
– Kur e thirri ambulanten nuk me vjen, e qe duhet mi pagu barnat bazike ne kete krize e pa pune.
– Ka mu shtrajtu buke a cdo send tjeter, por jo mu rrit rroga besa besa gjysen e vitit me mbet pa rroge.
As ne enderrat me te kqija, nuk e kom mendu qe jetesen me te veshtire ne Kosoven tone te shkrete kom me perjetu ne qeverine e Levizjes. As ne ender.