GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’lejoi serbët të dalin në zgjedhje

09/06/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’lejoi serbët të dalin në zgjedhje
Share on FacebookShare on Twitter

Për shtensionimin e situatës në veri të vendit u diskutua sot në qendrën mediale në Graçanicë.

Aty pjesëtarë serbë të shoqërisë civile folën për nevojën që 4 komunat veriore të vendit të shkojnë në zgjedhje si formë për shtensionim të situatës dhe rikthim të serbëve në institucione.

Në këtë debat mes tjerash u theksua se problemet në veri janë pasojë e regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili sipas tyre, përmes strukturave paralele nuk lejoi qytetarët serbë që të dalin në zgjedhje.

Përfaqësues të shoqërisë civile nga komunat veriore diskutuan të premten për situatën në veri pas tensioneve të fundit atje.

Disa nga aktivistët thanë se problemet në veri janë pasojë e regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili sipas tyre, përmes strukturave paralele nuk lejoi qytetarët serbë që të dalin në zgjedhje.

“Atje protestojnë strukturat e pushtetit që janë fajtorë për gjithçka dhe tani me çdo kusht kërkojnë të kthehen në ata kolltukë. Përveç tyre, janë strukturat që ata kanë krijuar, të cilët tani shumë ashpër janë të interesuar që të mos mbesin pa paga. Ndërsa, ka njerëz që kanë vuajtur dhe po protestojnë me sinqeritet, duke mos e kuptuar se manipulimi është shumë i madh dhe se pushteti po i vendos në pozitë që ta rrezikojnë edhe jetën e tyre”, thotë Nenad Radosavleviq nga Iniciativa Qytetare “Narodna Pravda” në Leposaviq.

Kurse Dejan Nedelkoviq, aktivist shoqëror dhe politik nga Zveçani, thotë se në vitin 2015, kur janë integruar nga sistemi serb në atë të Kosovës, ka propozuar që këto komuna të bëhen objekte ndihmëse, por Lista Serbe nuk ka qenë e interesuar për këtë, pasi kanë menduar se do të mbeten në pushtet gjithë jetën dhe të ulen në këto hapësira.

E në anën tjetër, Millia Bishevac, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Për Zubin Potokun”, tha se janë duke parë se po planifikohen zgjedhje të reja.

“Dhe kjo duhet të jetë një mësim që të përfshihemi dhe të shohim se pa serbët në institucione nuk kemi arritur asgjë”, u shpreh ai.

Për situatën në veri foli edhe Miodrag Miliqeviq, drejtor ekzekutiv i Organiztës Joqeveritare, “Aktiv”, sipas të cilit, është e nevojshme që të tërhiqet policia speciale, jo policia e rregullt.

“Policia e rregullt është diçka krejt tjetër, Njësia Speciale është ajo që vërtetë viteve të fundit ka krijuar probleme shumë të mëdha”, tha ai.

Sipas tij, kjo është diçka që do të çojë në heqje të tërësishme të tensioneve që i kemi në veri të Kosovës.

Si përfundim, në këtë debat u theksua domosdoshmëria e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në 4 komunat veriore të Kosovës.

 

 

Tags: deklaratlajmeserbet ne kosovezgjedhjet ne komunat me shumice serbe
ShareTweetShare
Previous Post

Gjenerali amerikan, për Kosovën: Shmangia nga përpjekjet për stabilitet, shqetësuese

Next Post

“Largohu nga komuna, ose të nxjerrim me forcë” – KFOR-i urdhëron Lulzim Hetemin

Next Post
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar, raportohet se do ta kalojë natën brenda objektit të komunës

“Largohu nga komuna, ose të nxjerrim me forcë” – KFOR-i urdhëron Lulzim Hetemin

Lajmet e fundit

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

E trishtë në Prishtinë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

19/05/2025
“Është private”: Albulena Haxhiu nuk tregon çka bisedoi me Nait Hasanin

“Është private”: Albulena Haxhiu nuk tregon çka bisedoi me Nait Hasanin

19/05/2025
Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

19/05/2025
Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

19/05/2025
Krasniqi pas dështimit të seancës: VV e ka marrë shtetin peng – propozimin e LDK’së e diskutojmë sot

Krasniqi: Për 24 orë mundet të konstituohet Kuvendi, nëse VV tërhiqet nga emri i Albulena Haxhiut

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

E trishtë në Prishtinë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

19/05/2025
“Është private”: Albulena Haxhiu nuk tregon çka bisedoi me Nait Hasanin

“Është private”: Albulena Haxhiu nuk tregon çka bisedoi me Nait Hasanin

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.