GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Prizren për tri vepra, në mesin e tyre edhe fajdeja

23/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Prizren për tri vepra, në mesin e tyre edhe fajdeja
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për tri vepra të ndryshmesi: fajde, armëmbajtje pa leje dhe pengim  të të provuarit apo procedurës zyrtare.

Bazuar në këtë aktakuzë, personat me inicialet J.Th., I.Th., A.Th., të cilët gjenden nën masën  e paraburgimit nga data 02.10.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Fajdeja”, L.G., dhe D.G., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga data 25.02.2025, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” dhe secili veç e veç ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe Gj.Th., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”

“Sipas aktakuzës, i pandehuri J.Th., nga muaji Maj 2023, e në vazhdimësi deri me datë 02.10.2024, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit J.A., ku me rastin e dhënies së të hollave, i pandehuri e paralajmëron se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 500 (pesëqind) euro kamatë, dhe deri me datë 02.10.2024, kamatat tek i pandehuri kishin arritur vlerën prej 20.000 (njëzet mijë euro). Me datë 02.10.2024 i pandehuri takohet me të dëmtuarin i cili e njofton se ia ka sjellë shumën prej 5.000 (pesëmijë euro) në emër të kamatës, me ç’rast arrestohet në flagrancë nga policia.”

“Të pandehurit I.Th., dhe A.Th., duke vepruar në bashkëveprim, takohen me të dëmtuarin, të cilin e paralajmërojnë se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 500 (pesëqind) euro kamata mujore, ndërsa më pas kamata javore 50 (pesëdhjetë) euro e më pastaj janë ndryshuar, duke u rritur në kamata në shumë prej 100 (njëqind) euro.

Si rezultat i këtyre tek të pandehurit e lartpërmendur kamatat kishin arritur rreth 11,000 (njëmbëdhjetëmijë euro). Me këto veprime, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së”.

“Të pandehurit D.G., dhe L.G., duke vepruar në bashkëveprim, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit J.A., pasi fillimisht i japin të holla me interes, i dëmtuari për shkak të gjendjes së rëndë financiare duke mos pasur mundësi kthimi të të hollave, në muajin Qershor 2024, në lokalin e të pandehurit D.G., takohet me të njëjtin të cilit në emër të shumës prej 2,500 euro në të cilin përfshihet edhe interesi, të pandehurit D.G., ia jep automjetin e markës VË UP i vitit 2018 i cili automjet në çmim është dukshëm më i lartë, për shumën prej 2,500 euro sa ka pasur t’i jap i dëmtuari të pandehurve. Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” KPRK-së”.

Po ashtu, të pandehurit D.G. dhe L.G., secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Bëhet e ditur poashtu se i pandehuri Gj.Th., në periudhën kohore gjatë muajit Nëntor të vitit 2024 e deri në muajin Shkurt 2025, në lokacione të ndryshme në Prizren, ka nxitur dëshmitarin J.A., i cili njëherit e ka cilësinë e të dëmtuarit – viktimës në këtë çështje penale, që i dëmtuari të jap deklaratë të rreme, me qëllim të lehtësimit të procesit gjyqësor të familjarëve të tij -të pandehurve J.Th., I.Th.,dhe A.Th., dhe lirimit të tyre nga masa e paraburgimit, ashtu që i pandehuri në vazhdimësi ka kërkuar nga i dëmtuari që të ndryshojë deklaratën e tij të dhënë më herët kundër të pandehurve, dhe në këmbim të ndryshimit të deklaratës do të hiqet borxhi në tërësi, e duke i premtuar se nuk do të ketë probleme me të pandehurit e lartpërmendur. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” sipas KPRK-së, transmeton Gazeta Papirus.

Gjithashtu, prokurori i rastit ka propozuar të bëhet konfiskimi i përhershëm i mjetit dhe objektit me të cilën është kryer vepra penale si dhe të konfiskohen sendet të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me veprën penale “Fajdeja”, për të cilat janë lëshuar Urdhërat Ndalues Përfundimtar nga Gjykata, dhe atë:

 

  • Automjeti i markës “Daimler Chrysler,
  • Automjeti i markës “Citroën”,
  • Mercedes-Benz, E 220d4 MATIC,
  • BMËX5 xhip,
  • Telefona,
  • 400 euro ,
  • 330 fr. zvicerane,
  • 50 dirhamas (kartëmonedha arabe).
Tags: Aktakuzee tyreFajdegjashtemesinndajpersonaveprizrntrivepra
ShareTweetShare
Previous Post

Policia e Pejës sekuestron 14 motoçikleta dhe shqipton 40 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

Next Post

Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

Next Post
Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

Lajmet e fundit

Quni kritika VV’së: S’kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me aleatët, e ka futur shtetin në izolim

Quni kritika VV’së: S’kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me aleatët, e ka futur shtetin në izolim

23/05/2025
Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

23/05/2025
Lansohet potpuria nga Fahrije Zogaj, Lendita Selimi dhe Blendona Sylaj

Lansohet potpuria nga Fahrije Zogaj, Lendita Selimi dhe Blendona Sylaj

23/05/2025
Moti për sot: Me diell e vranësira, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C

Fundjava vjen me mot të vranët dhe me reshje shiu

23/05/2025
Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Quni kritika VV’së: S’kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me aleatët, e ka futur shtetin në izolim

Quni kritika VV’së: S’kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me aleatët, e ka futur shtetin në izolim

23/05/2025
Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

23/05/2025
Lansohet potpuria nga Fahrije Zogaj, Lendita Selimi dhe Blendona Sylaj

Lansohet potpuria nga Fahrije Zogaj, Lendita Selimi dhe Blendona Sylaj

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.