GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Aktakuza/ Gjyqtari i Apelit viktimë e mashtrimit bashkë me qytetarët që paguan për pushime në Turqi

19/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Aktakuza/ Gjyqtari i Apelit viktimë e mashtrimit bashkë me qytetarët që paguan për pushime në Turqi
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Fatmir Baloku është në mesin e qytetarëve që dyshohet se u mashtruan nga agjencia turistike “Peja Reiseburo” në krye me Eros Idrizaj. Pronari i agjencisë akuzohet se gjatë muajve korrik-shtator 2022 ka përfituar kundërligjshëm 44 mijë e 479 euro nga qytetarë të ndryshëm, duke i mashtruar për rezervimin e pushimeve në hotele në Turqi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Pejës, të cilën e ka siguruar Gazeta Express, gjyqtari Baloku dyshohet se u dëmtua me 1 mijë e 450 euro, ndërsa ka qytetar që është dëmtuar me 4 mijë euro.

Në aktakuzë shkruan se qytetarët kanë paguar për pushimet e tyre në Turqi por kur kanë arritur atje nga hotelet janë njoftuar se nuk ka rezervime në emër të tyre. Po ashtu ata në Kosovë kanë paguar për bileta kthyese, por atje e kanë kuptuar se posedojnë biletë njëdrejtimëshe.

“Që nga data 27.07.2022 në vazhdimësi e deri më datën 14.09.2022 në Pejë, në agjencinë e tij turistike “Peja Reiseburo” me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete i mashtron dhe vazhdon lajthimin e personave tjerë dhe me këtë i nxitë më shumë persona që të kryejnë një veprim i cili rezulton në dëm material në dëm të pasurisë së tyre, dhe atë të dëmtuarin Fatmir Baloku në shumën prej 1 mijë e 450 euro, të dëmtuarën Arbenita Bekaj në shumë prej 447 euro, të dëmtuarin Egzon Krasniqi në shumë prej 1.448 euro, të dëmtuarin Krenar Shala në shumë prej 1.288 euro etj”, thuhet në aktakuzë,

Sipas aktakuzës, kur qytetarët kanë arritur në Turqi, janë detyruar që të shkojnë në hotele tjera dhe të paguajnë para shtesë për akomodim dhe biletë kthyese.

“Ashtu që të dëmtuarit të pandehurin e kontaktojnë përmes rrjeteve sociale ku pas komunikimit dhe pas takimit fizik në agjenci, të njëjtit bëjnë rezervimin e biletave të aeroplanit dhe hoteleve në Turqi, duke marrë biletat e rezervimit nga i pandehuri për fluturim dydrejtimësh në destinacionin Prishtinë-Antalya, dhe akomodimin në hotele….Ashtu që pasi disa nga të dëmtuarit shkojnë në Aeroportin e Prishtinës kuptojnë se në sistem nuk kishte bileta të rezervuara për udhëtim në emër të tyre…Ndërsa të dëmtuarit e tjerë arrijnë në Turqi me të shkuar në hotelet e sipërshënuara njoftohen nga personelet e hoteleve se agjencia “Peja Reisbyro” nuk kishte kryer rezervime në emër të tyre e as nuk ishte bërë pagesa dhe më këtë rast kuptojnë se edhe biletat për të cilat kishin paguar për dy drejtime ishin njëdrejtimëshe. Të njëjtit detyrohen të shkojnë në hotele tjera dhe të paguajnë para shtesë për akomodim dhe biletë kthyese….Me këto veprime i pandehuri në total ka përfituar dobi pasurore të kundërligjshme në vlerë prej 44.479 euro”, thuhet në aktakuzë.

Prandaj prokuroria vlerëson se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Eros Idrizaj ka kryer veprën penale “mashtrimi”, i cili aktualisht ndodhet nën masën e paraburgimit.

Tags: AktakuzaGjykata e Apelit
ShareTweetShare
Previous Post

Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme

Next Post

Ngritet aktakuzë ndaj zv. ministres së Jashtme Liza Gashi për mosraportim të pasurisë

Next Post
Ngritet aktakuzë ndaj zv. ministres së Jashtme Liza Gashi për mosraportim të pasurisë

Ngritet aktakuzë ndaj zv. ministres së Jashtme Liza Gashi për mosraportim të pasurisë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.