Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar në Gjykatën Speciale në Hagë për aktakuzën e re, ku e ndërlidhi me zgjedhjet në Kosovë.
Ai thotë se nuk është pjesë e garës elektorale dhe si i tillë nuk paraqet rrezik politik për askënd, transmeton Gazeta Papirus.
“E nderuar gjyqtare, të nderuar të gjithë të pranishëm. Tash e 4 vite përballem me një proces tjetër gjyqësor ku kemi dëgjuar vlerësime keqintepretuese të historisë politike dhe kombëtare për liri shteti dhe pavarësinë e Kosovës më së paku nga vitet 1980 e deri më sot. Proces voluminoz. E di se shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim me padurim fundin e këtij procesi, presim drejtësi për çka dhe besojnë në drejtësi.
Krejt papritmas para 2-3 ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale. Unë nuk jam pjesë e garës elektroale, unë nuk paraqes rrezik politik për askënd. Unë besoj në kushtetuën dhe ligjet e Kosovës. Kërkoj edhe sot na të gjithë të respektohet kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Sepse dhomat e speciluaza janë produkt i institucioneve të Kosovës. Nuk kam pasur mundësi që të diskutoj dokumentin e konfirmuar nga ana juaj, pranadaj do të deklarohem brenda afatit të rregullt kushtetues ligjor”, tha Thaçi.
Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi të premten një aktakuze të re kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kundër katër personave të tjerë për vepra penale që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.
Në një njoftim për media, Dhomat e Specializuara të Kosovës thanë se aktakuza u konfirmua kundër Hashim Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut.