Aksioni kundër kontrabandës, i nisur mëngjesin e sotëm, është duke vazhduar ende, raporton Express.
Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se në Kabash të Vitisë, Policia ka ndaluar një kamion me mallra të ndryshme të kontrabanduara.
Kamioni dyshohet se ka hyrë nga Maqedonia e Veriut.
Këto burime thonë se edhe në Shtërpcë, Policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme të mallit të kontrabanduar.