Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi kanë zhvilluar një aksion para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës (UP), në shenje reagimi ndaj idesë për heqjen e emrit të “Hasan Prishtina” nga UP.
Përfaqësuesit e këtij fondacioni kërkuan të mos largohet emri Hasan Prishtina nga UP-ja.
“Mos na e prek Hasan Prishtinën. Ofendimi më i madh është që të hiqet emri. Ne me mjete demokratike do t’i shtjerrim të gjitha mundësitë. Nuk duhet bërë këso ndryshime ”, theksoi njëri nga përfaqësuesit.
Gjithashtu, një profesor nga Shkupi tha se po tentohet të fshihet historia e Kosovës duke larguar kështu emrin e Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës.
Kur nevojitet për bashkimin e shqiptarëve flitet për largimin e emrit të Hasan Prishtina nga UP. Hasan Prishtina është shtylla kryesore e çështjes së Kosovës, ne ashpër po reagojmë dhe besoj që institucionet do të tregojnë se kjo nuk duhet të ndodhë, se kjo bëhet me qëllim që të fshihet historia”, theksoi ai.
Ndërkohë nipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina tha se deklarata që ka bërë rektorit i Universitetit është thjesht justifikim.
“Si përfaqësues i fondacionit Hasan Prishtina. Kemi ardhur këtu që të kundërshtojmë iniciativën e rektorit të Universitetit të Prishtinës për heqjen e emrit “Hasan Prishtina “. Arsyetimi i rektorit se kjo çështje shkakton probleme në reagimin ndërkombëtar të probleme me reagimin ndërkombëtar të punimeve shkencore është i pabazë. Rektorit po i themi stop, mos na i prek ‘Hasan Prishtinën”- tha ai.
Pjesëmarrësit gjatë aksionit vendosen edhe disa lule para bustit të Hasan Prishtinës.