Një aksion i Doganës së Kosovës, i asistuar nga Policia, është zhvilluar sot në disa argjendari të Gjilanit dhe ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të arit dhe argjendit.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 1 kilogram ari si dhe mbi 5 kilogramë argjend, që dyshohet se kanë qenë pa mbulesë dokumentacioni.
Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Prokuroria Themelore në Gjilan dhe kanë njoftuar se bastisjet janë kryer në disa argjendari.
Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë përgjigje nga Policia dhe Dogana, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.