Zyrtarët e kafshëve të egra kanë qëlluar rreth 700 koala në shtetin e Viktorias në Australi.
Pas një zjarri shkatërrues në shkurre ku u dogjën më shumë se 890 nga 2225 hektarët e Parkut Kombëtar Buji Bims, qeveria rajonale në Melbourne ka vendosur të ndërmarrë veprime të rrepta.
Koalat u qëlluan nga ajri me aksionin që u shoqërua nga veterinerët.
Zyrtari Kryesor i Biodiversitetit, James Todd, tha për The Guardian se kafshët u vranë pasi kishin shanse të ulëta për mbijetesë si rezultat i thatësirës.
“Për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të zjarrit, shëndetit të dobët të shumë kafshëve dhe shanseve të tyre të ulëta për mbijetesë si rezultat i thatësirës së zgjatur dhe mungesës së ushqimit pas zjarrit, shumë kafshë do të duhet të eutanizohen”, tha Todd.