Një katërvjeçar është aksidentuar rëndë mbrëmjen e së enjtes në rrugën Klos-Burrel.
Sipas raportimeve të mediave, i mituri është përplasur nga një furgon që drejtohej nga një 52-vjeçar.
Ky i fundit, sipas policisë, humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, duke goditur fëmijën, i cili është transportuar drejt Spitalit të Traumës.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.