Sonte rreth orës 21:00 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një autobus dhe tri vetura, të gjitha me targa vendore.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, ku bëri të ditur se si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore
Veseli, njoftoi se pas ndihmës së pranuar nga mjekët, të lënduarit janë liruar
“Me datën 26.01.2025, rreth orës 21:00, kemi pranuar një informatë për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe tri vetura, të gjitha me targa vendore.
Në vendngjarje menjëherë kanë dalë ekipet e policisë nga Njësia e Komunikacionit Rrugor, ndërsa hetuesit e aksidenteve kanë kryer ekzaminimin e plotë të vendit të ngjarjes.