Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti sot në fshatin Llozicë të Malishevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai bëri të ditur se dyshoshohet se shoferi ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar.
“Rreth orës 12:55 jemi njoftuar për aksident trafiku në fshatin Llazicë, Malishevë, në rrugën Prishtinë-Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar. Si pasojë, ngasësi, një mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, ka thënë Elezaj.