Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve në fshatin Gllarevë të Klinës, në magjistralen Prishtinë – Pejë. të shtunën pasdite.
Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Pejës, ka thënë se i lënduari është dërguar të marrë tretman mjekësor për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
“Sot rreth orës 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë- Klinë”.
“Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në QKMF-në në Klinë për tretman mjekësor””, ka thënë Rugova