Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Stupë të Klinës.
Në këtë rast, treni e ka goditur një veturë.
Klankosova.tv mëson se deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të shenjave të ndalesës nga ana e drejtuesit të veturës.
Ndërkaq të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lëndime të lehta trupore.
Derisa nga Trainkos-i deklaruan për Klankosova.tv se janë në pritje të raportit zyrtar dhe se rasti po hetohet.