Një person ka mbetur i vdekur dje pas një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në fshatin Terstenik të Drenasit, transmeton Gazeta Papirus.
Policia tha se shoferi i veturës është arrestuar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Fsh. Terstenik, Drenas / 17.04.2025 – 15:07. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete, ku përveç dëmeve materiale drejtuesi i motorit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar drejtuesi i veturës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë