Një person derisa ka qenë duke drejtuar kamionin, duke hyrë në autostradën, dyshohet se nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe është rrokullisur.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Rasti ka ndodhur të shtunên rreth orës 09:41, në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Sipas Policisë, në vendngjarje kanë edhe dalë njësitet përkatëse policore, emergjenca dhe zjarrfikësit.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.